Xabi Alonso: Krenar për këtë Leverkusen, tani ‘zjarr’ ndaj Atalantës

Xabi Alonso: Krenar për këtë Leverkusen, tani ‘zjarr’ ndaj Atalantës

17:07, 19/05/2024

Bayer Leverkusen e mbylli kampionatin gjerman pa humbje. Pasi u sigurua titulli i parë në histori – i super merituar nga “Aspirinat” – skuadra e Xabi Alonsos do e mbyllë sezonin me dy finale.

Në Europa League përballë Atalantës të mërkurën e 22 majit dhe në Kupën e Gjermanisë kundër Kaiserslautern.

Xabi Alonso ndihet krenar dhe i lumtur me grupin e lojtarëve që ka në dispozicion.

Dhe gati për të shijuar një tjetër trofe kundër Atalantës së Gasperinit në një finale që pritet të jetë shumë e bukur.

“Kam një skuadër të shkëlqyer, e mbushur plot djem e futbollistë fantastikë. Çdo ditë atmosfera ka qenë e duhura. Ndihem fatlum dhe mirënjohës që mund të punoj me djem të tillë.

Tani është koha për të festuar, por deri të hënën. Pasi të mërkurën do të na duhet të vendosim sërish këmbën në gaz. Jemi të gjithë të bashkuar. Djemtë, familjet e tyre dhe tifozët.

E kemi super merituar titullin kampion, ndërkohë që nuk jemi mposhtur ende këtë sezon. Gëzim i madh për ne, një gjë e tillë na bën shumë krenar”, deklaroi trajneri bask.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco