Lajmi i fundit

Qytetarët në protestë para Bashkisë Tiranë, kërkohet dorëheqja e Veliajt

Tuchel: Duhet të kishim shënuar golin e tretë, shkojmë të fitojmë në Madrid

Tuchel: Duhet të kishim shënuar golin e tretë, shkojmë të fitojmë në Madrid

09:38, 01/05/2024

Thomas Tuchel u shpreh i zhgënjyer pas barazimit të Bayern Munchen me Real Madridin, në ndeshjen e parë gjysmëfinale në Ligën e Kampionëve.

Ndeshja e zhvilluar mbrëmjen e djeshme në “Allianz Arena” përfundoi me rezultatin 2-2.

Ky rezultat lë gjithçka të hapur për ndeshjen e kthimit, që do të zhvillohet më 8 maj, në “Santiago Bernabeu”.

“Ne filluam shumë mirë dhe mund të kishim epërsi. Më pas nuk i qëndruam planit tonë. Nuk e di as pse. Më pas pësuam golin dhe u bë e vështirë”, tha Tuchel pas ndeshjes për “PrimeVideo”.

“Ishte më mirë në pjesën e dytë. Ne treguam më shumë guxim. Bëmë 2-1, pastaj kishim ende shumë raste dhe duhej të kishim shënuar një gol të tretë. Ndjenjë e çuditshme. Ata i kthejnë dy raste në dy gola”, shtoi trajneri gjerman.

Rreth ndeshjes së kthimit, Tuchel tha: “Është ende një ndeshje 50-50, jam i sigurt. Ne duam të shkojmë në Madrid, të fitojmë dhe të shkojmë në Wembley”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco