Futbollisti i Bundesligës gjermane do përfaqësojë Kosovën, e konfirmon presidenti i Federatës

Futbollisti i Bundesligës gjermane do përfaqësojë Kosovën, e konfirmon presidenti i Federatës

10:41, 21/05/2024

Elvis Rexhbeçaj, do të përfaqësojë Kosovën. 26-vjeçari, do të bashkohet me "dardanët" në ndeshjez e radhës. 
Futbollisti i Augsburg, ka luajtur 159 ndeshje në Bundeligë të Gjermanisë.

Në një prononcim të dhënë së fundmi për KOHËN në lidhje me Rexhbeçajn, presidenti i FFK-së, Agim Ademi u shpreh:  

“Nuk mund të them strikt se do të jetë pjesë e jona, por jemi në bisedime të përafërta. Me të gjithë që i presim kemi pasur biseda që një kohë të gjatë. Presim të jenë pjesë e jona edhe ata. Me Elvis Rexhbeçajn jemi në bisedime. 

Edhe tjerët lojtarë janë të këtij profili, pasi po mundohemi të krijojmë kushte që të jenë këtu. Ua kemi shprehur interesimin dhe projektin që kemi. Ta shohim se çfarë do të ndodhë. Kërkesa jonë është të vijnë”, deklaroi Ademi. 

Rexhbeçaj ka pasaportë të Gjermanisë dhe të Kosovës. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco