Bundesliga/ Fitore me ‘5yje’ e Dortmundit, Stuttgarti thyen Bayernin dhe i rrezikon vendin e dytë

Bundesliga/ Fitore me ‘5yje’ e Dortmundit, Stuttgarti thyen Bayernin dhe i rrezikon vendin e dytë

17:36, 04/05/2024

Borussia Dortmund nuk gaboi në shtëpi në ndeshjen e javës së 32-të në Bundesligë, teksa mposhti me rezultatin 5-1, Augsburgun.

Verdhezinjtë shënuan katër gola brenda pjesës së parë teksa hapën llogaritë që në minutën e katërt me anë të Moukoko ndërsa më pas serinë e golave e vazhdoi Malen dhe sërish Moukoko.

Miqtë realizuan me anë të Vargas, por Reus shënoi edhe të katërtin në shtesë.

Në fraksionin e pjesës së dytë, Nmecha shënoi edhe golin e pestë për Dortmund.

Pas kësaj ndeshjeje, Dortmund ngjitet në kuotën e 60 pikëve në vend të pestë duke qenë edhe më shumë e sigurt për pjesëmarrjen në Champions pasi Gjermania në sezonin e ardhshëm do të prezantohet me pesë skuadra.

Ndërkohë, Augsburgu mbetet me 39 pikë në vend të nëntë.

Sakaq, Bayern Munchen me mendjen te Champions League për sfidën e kthimit ndaj Real Madridit, u mposht në kampionat në transfertë ndaj Stuttgart me rezultatin 3-1.

Vendasit kaluan të parët në avantazh me anë të Stergiu ndërsa bavarezët barazuan me anë të Kane që nuk gaboi nga pika e bardhë.

Në pjesën e dytë, Stuttgart shënoi dy gola të tjerë me anë të Jeong dhe në fund me Silas për të fituar me rezultatin 3-1. Bayern pas kësaj humbje mbetet me 69 pikë në vend të dytë, ndërsa Stuttgart është në kuotën e 67 pikëve në vend të tretë.

Në ndeshjet e tjera, Wolfsburg fitoi me rezultatin 3-0 ndaj Darmstadt, ndërsa Werder Bremen barazoi 2-2 me Borussia Moenchagladbach.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco