Klubi anglez ngjitet pas 22 vitesh në Premier League

Klubi anglez ngjitet pas 22 vitesh në Premier League

17:02, 04/05/2024

Ipswich Town rikthehet në Premier League pas 22-vitesh në kategoritë inferiore.

Në ndeshjen e javës së 46-të në Championship, Ipswichit i mjaftonte vetëm një pikë për të siguruar ngjitjen në elitë, por ia dolën ta fitonin 2-0 sfidën ndaj Huddersfield duke festuar në mënyrën më të bukur së bashku me tifozerinë e tyre.

Kështu, edhe pse e mbyllën kampionatin të dytët pas Leicester City, Ipswich mund t’i gëzohet sërish arritjes së madhe për të luajtur sezonin e ardhshëm në skenën më të rëndësishme të futbollit britanik, Premier League.

Nga ana tjetër, fat i keq për Huddersfield që pas kësaj ndeshje u rrëzua në Ligën e Parë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco