Thiago Silva arrin akordin me klubin e ri

Thiago Silva arrin akordin me klubin e ri

16:47, 04/05/2024

Thiago Silva rikthehet në Brazil. Pas 15 vitesh shtegtim në Europë, mbrojtësi veteran brazilian ka vendosur të rikthehet në atdhe për të veshur fanellën e skuadrës ku u rrit dhe debutoi në futbollin profesionist.

39-vjeçari ka arritur akordin me Fluminensen dhe do të bashkohet me skuadrën në verë pasi të ketë mbyllur angazhimet e tij me skuadrën e Chelseat, me të cilën i skadon kontrata në fund të muajit qershor.

Qendërmbrojtësi rikthehet kështu te Fluminense pas plot 15 vitesh, pasi pikërisht në 2009-ën u largua nga klubi brazilian, për të nisur aventurën me Milanin në Serinë A.

Krahas kuqezinjve, ku qëndroi tre sezone, Thiago Silva ka veshur fanellën e PSG-së për 8 sezone dhe prej verës së 2020-ës është pjesë e Chelseat në Premier Ligën angleze.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco