‘Nuk marrim lojtarë mbi 30 vjeç’/ Drejtori i Lazios i ‘mbyll derën’ Sanchezit

‘Nuk marrim lojtarë mbi 30 vjeç’/ Drejtori i Lazios i ‘mbyll derën’ Sanchezit

11:09, 01/05/2024

Alexis Sanchez do largohet nga Interi në verë, megjithatë destinacioni i tij nuk ka gjasa të jetë Lazio.

Drejtori sportiv i Lazios, Angelo Fabiani, mohon zërat për një ardhje të mundshme të sulmuesit kilian te skuadra e tyre dhe arsyeja kryesore është mosha e futbollistit, i cili është 35 vjeç.

“Politika jonë është e qartë dhe koherente, ne nuk do të marrim lojtarë mbi të tridhjetat. E ritheksoj se nuk ka negociata në vazhdim dhe për këtë arsye nuk ka asgjë të vërtetë”, deklaroi Fabiani.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco