Kërkon sanksione nga FIFA, Izraeli kërcënon presidentin e Federatës Palestineze të Futbollit: Do të arrestojmë

Kërkon sanksione nga FIFA, Izraeli kërcënon presidentin e Federatës Palestineze të Futbollit: Do të arrestojmë

13:33, 04/05/2024

Mes Izraelit dhe Palestinës është luftë në çdo front, edhe në sport. Ministri i jashtëm izraelit, Yisrael Katz, ka paralajmëruar presidentin e Federatës Palestineze të Futbollit, Jibril Rajoub, se nëse nuk ndalet me kërkesat e tij drejtuar FIFA do ta arrestojnë:

“Ne po punojnë për të kundërshtuar planin e tij, por nëse ai nuk ndalet, do ta arrestojmë”, u shpreh ministri izraelit.

Presidenti i Federatës Palestineze, Rajoub, i ka kërkuar FIFA-s që të sanksionojë Izraelin pasi për të, Izraeli ka shkelur të drejtat e njeriut. Kjo kërkesë e Palestinës do të diskutohet në kongresin e FIFA-s që do të zhvillohet në Bangkok më 17 maj.

Kërkesa e Palestinës do të jetë edhe çështja kryesore në këtë kongres të FIFA-s.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco