Trajneri i Dortmundit: Të mos fokusohemi vetëm te Mbappe, sepse mund ta pësojmë nga të tjerët

Trajneri i Dortmundit: Të mos fokusohemi vetëm te Mbappe, sepse mund ta pësojmë nga të tjerët

11:52, 01/05/2024

Trajneri i Borussia Dortmund-it, Edin Terzic deklaroi për mediet në prag të ndeshjes së parë gjysmëfinale të Champions League ndaj Paris Saint-Germain se nuk duhet të fokusohen vetëm te Mbappe.

I pyetur për “asin” më të rrezikshëm të PSG-së ai theksoi se po u fokusuan vetëm te francezi mund ta pësojnë nga të tjerët.

“Shpesh pyesim veten se si mund ta ndalojmë, por nëse fokusohemi vetëm tek ai, të tjerët mund të na bëjmë dëm në të njëjtën mënyrë. Kanë cilësi të pabesueshme. Qëllimi është krijimi i një avantazhi të vogël në funksion të ndeshjes së kthimit. Ideja nuk është të përqendrohemi te 1 apo 2 lojtarë, duhet të fokusohemi te topi, çelësi është të kemi posedimin e topit”-deklaroi Terzic.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco