Ka këputur ligamentin dhe meniskun, konfirmohet dëmtimi i rëndë, Neymar humb sezonin

Ka këputur ligamentin dhe meniskun, konfirmohet dëmtimi i rëndë, Neymar humb sezonin

22:50, 18/10/2023

 

Konfirmohet prognoza më e keqe e mundshme: Neymar Junior ka pësuar këputje të ligamentit dhe meniskut në gjurin e majtë.

Këtë e kanë konfirmuar edhe testet mjekësore të kryera disa orë pasi futbollisti la me barelë ndeshjen e Brazilit kundër Uruguait mes gjesteve të qarta dhimbjeje dhe frikës për një dëmtimi të ri të rëndë.

Numri 10 brazilian sapo ishte rikuperuar nga një dëmtim i rëndë i kyçit të këmbës që e mbajti jashtë fushave të lojës nga marsi deri shtatorin e kaluar dhe tani ishte rikthyer në aktivitet me Al Hilal dhe me motivimin shtesë për të qëndruar si një pjesë e rëndësishme e “Seleçaos”.

Vetë Konfederata Braziliane e Futbollit e ka konfirmuar shkallën e dëmtimit në një deklaratë:

“Sulmuesi do t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale, në një datë që ende nuk është përcaktuar, për të korrigjuar dëmtimet. Departamenti mjekësor i Kombëtares braziliane, nën mbikëqyrjen e Dr. Rodrigo Lasmar dhe Al Hilal, janë në kontakt të përhershëm dhe në linjë për rikuperimin e futbollistit”, shkruhet në deklaratën e organit më të lartë të futbollit në Brazil.

Kupa e Amerikës, që do të nisë më 14 qershor, do të ishte objektivi më imediat për Neymarin. Megjithatë, gjasat që ai të rikuperohet në kohë për të garuar në nivelin më të lartë janë shumë të ulëta, pasi koha mesatare e rikuperimit ndryshon nga gjashtë deri në tetë muaj.


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco