NBA/ Përcaktohen sfidat e para gjysmëfinale ‘play off’, eliminohen Milwaukee, Lakers dhe Miami

NBA/ Përcaktohen sfidat e para gjysmëfinale ‘play off’, eliminohen Milwaukee, Lakers dhe Miami

11:23, 03/05/2024

Vijon beteja e fortë në të dyja Konferencat për të përcaktuar skuadrat gjysmëfinaliste të play off-it në NBA.

Dy ndeshjet e radhës janë luajtur në Lindje, ku Indiana eliminoi nga gara Milwaukee, pas fitores 120-98.

Indiana fitoi 4-2 me ndeshje, duke nxjerrë nga gara Buks edhe pse këta të fundit ishin pretendentë.

Sfida e sotme u dominua nga vendasit, ku u dallua kolektiviteti, me 6 lojtarë që realizuan mbi 14 pikë (50 pikë nga lojtarët e stolit).

Në gjysmëfinale shkon edhe ekipi i New York, që eliminoi Philadelphia, pas fitores 118-115 të arritur sot.

Jalen Breonson me 41 pikë e 12 asist ishte lider në fushë për nju-jorkezët, duke i bërë të pavlefshme 39 pikët e Embiid për vendasit.

Konferenca e Lindjes-Çerekfinale play off

Boston – Miami, (4-1)

Milwaukee – Indiana, 98-120 (2-4)

New York – Philadelphia, 118-115 (4-2)

Cleveland – Orlando, (3-2)

Konferenca e Lindjes-Gjysmëfinale play off

New York – Indiana

Konferenca e Perëndimit-Çerekfinale play off

Oklahoma – New Orleans, (4-0)

Clippers – Dallas, (2-3)

Minnesota – Phoenix, (4-0)

Denver – Lakers, (4-1)

Konferenca e Perëndimit-GJysmëfinale play off

Denver – Minnesota

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco