Mesazhi i Sylvinhos: Së bashku, më të fortë, jemi në drejtimin e duhur!

Mesazhi i Sylvinhos: Së bashku, më të fortë, jemi në drejtimin e duhur!

21:33, 18/10/2023

 

Pas fitores ndaj Bullgarisë, trajneri i Shqipërisë, Syvinho, ka postuar në rrjetet sociale një mesazh, nëpërmjet të cilit vlerëson impenjimin e futbollistëve, stafit teknik dhe drejtues për prekjen e kualifikimit në Euro 2024.

Braziliani, gjithsesi, thekson se duhet dedikim maksimal në dy ndeshjet e mbetura, me Moldavinë në transfertë dhe Ishujt Faroe në “Air Albania”.

 

“Përmbyllëm një tjetër periudhë jashtëzakonisht pozitive stërvitjesh dhe ndeshjesh. Rezultatet e mira që morëm tregojnë se jemi në drejtimin e duhur dhe se së bashku jemi më të fortë.

Dua të vlerësoj impenjimin dhe dedikimin e futbollistëve, stafit teknik, bashkëpunëtorëve dhe stafit menaxherial.

Ne gjithashtu kishim mbështetjen e madhe të fansave që na inkurajuan shumë dhe krijuan një atmosferë shumë të bukur gjatë ndeshjeve.

Na kanë mbetur akoma dhe dy ndeshje dhe do të vazhdojmë t’u dedikojmë gjithmonë e më shumë energji për të arritur objektivin tonë, që është kualifikimi në Euro 2024. Forca Shqipëri!! [🇦🇱] ”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco