Lojtari i Bullgarisë: Rikthejmë besimin me një ndeshje të mirë ndaj Shqipërisë, kritika ka kudo

Lojtari i Bullgarisë: Rikthejmë besimin me një ndeshje të mirë ndaj Shqipërisë, kritika ka kudo

22:14, 16/10/2023

 

Përveç trajnerit, në konferencë për shtyp në prag të miqësores së të martës ndaj Shqipërisë, doli edhe lojtari i Bullgarisë, Ivajlo Çoçev.

“Unë nuk mendoj se i gjithë faji duhet të bjerë mbi trajnerin dhe stafin teknik. Ata e bëjnë punën e tyre në mënyrë perfekte. Çfarëdo që kërkohet prej tyre, ata e bëjnë. Pjesa më e madhe e fajit është mbi ne. Nuk fituam disa ndeshje dhe dështuam kundër Lituanisë. Pas kartonit të kuq gjërat ndryshuan, ai ktheu lojën.

Është normale të kemi kritika kur kemi humbur një ndeshje dhe nuk kemi luajtur mirë. Ndodh kudo në Botë. Kritikat nuk duhet të jenë vetëm kundër stafit stërvitor. Ne, si burrat, duhet të marrim përgjegjësi dhe t’i marrim këto kritika. Për të rinjtë, mund të jetë më e vështirë. Por nesër, me një ndeshje të mirë ndaj Shqipërisë, të rinjtë mund të rifitojnë besimin”, u shpreh Ivajlo Çoçev.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco