Përmbysje e 'çmendur' e Manchester United, Strakosha 'thyhet' në shtesë

Përmbysje e 'çmendur' e Manchester United, Strakosha 'thyhet' në shtesë

18:11, 07/10/2023

Thomas Strakosha debuton më në fund në Premier League. Portieri shqiptar e nisi si titullar me Brentfordin në “Old Trafford” përballë Manchester United, sfidë që përfundoi 2-1 për vendasit.

Portieri shqiptar u paraqit mirë, kreu disa pritje të bukura, por u thye në minutat shtesë. Me skocezin Scott McTominay, i cili u fut në fushë tri minuta nga fundit dhe shënoi dy gola në minutat shtesë.

Përmbysje e çmendur për United, që arriti një fitore tepër të rëndësishme. Mathias Jensen kaloi përkohësisht Brentfordin në avantazh në minutën e 26’.

Ndërkohë, Chelsea regjistroi fitoren e dytë radhazi larg “Stamford Bridge”. Skuadra e Pochettinos triumfoi 1-4 në Burnley, me Armando Brojën që luajti për herë të dytë radhazi titullar.

Por vetëm 45 minuta zgjati ndeshja për sulmuesin e talentuar të kombëtares shqiptare. Të parët kaluan vendasit në avantazh falë golit të Odobert.

Chelsea reagoi dhe përmbysi gjithçka me anë të Al Dakhil (aut), Palmer (p), Sterling dhe Jackson.

“Blutë e Londrës” e kanë kaluar krizën e fillim sezonit dhe tani kanë fituar besim falë dy fitoreve të fundit në transfertë.

Festojnë edhe Evertoni dhe Fulhami falë triumfeve në shtëpi përballë Bournemouth dhe Sheffield United. Respektivisht me rezultatet 3-0 dhe 3-1.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco