Manaj në Serie A? Skuadra kryeqytetase në gjurmët e sulmuesit kuqezi

Manaj në Serie A? Skuadra kryeqytetase në gjurmët e sulmuesit kuqezi

14:45, 12/06/2024

 Rey Manaj vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes pas sezonit të suksesshëm që kaloi te Sivasspor. Sulmuesi shqiptar pëlqehet nga disa skuadra në Europë dhe të reja të rëndësishme vijnë së fundmi.

Sipas asaj që shkruhet, Lazio, një nga skuadrat e mëdha të  Serisë A, po përgatitet të bëjë një sulm për të siguruar shërbimet e Rey Manajt. Kryeqytetasit janë në kërkim të një sulmuesi, i cili është i aftë të shënojë gola, me emrin e lojtarit kuqezi që duket si i duhuri.

Lacialët po mendojnë që të ofrojnë 15 milionë euro për të bindur Sivassporin që të lërë të lirë futbollistin. Sesi do shkojnë gjërat, kjo mbetet të shihet pas Europianit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco