Talenti i Barcelonës në stërvitje, por edhe shkollë online

Talenti i Barcelonës në stërvitje, por edhe shkollë online

13:50, 12/06/2024

Talenti i Spanjës, Lamine Yamal, ka treguar se përveç stërvitjes, gjatë Euro 2024 do të bëjë edhe detyrat e shtëpisë te shkolles. Yamal, vetëm 16 vjeç, tërhoqi vëmendje në sezonin e shkuar te katalanasit, ku debutoi në La Liga.

Sulmuesi anësor është rritur në këto muaj te ‘blaugranat’, duke bërë që në shtator të vitit 2023 të grumbullohej për herë të parë në kombëtare.

Madje në debutimin e tij ai realizoi gol ndaj Gjeorgjisë. Jamal është futbollsiti më  ri që ka luajtur dhe ka shënuar për ‘Furinë e kuqe’. 16 vjeçari është aktivizuar në 7 takime dhe pritet që të jetë titullar në ekipin e De la Fuentes, në Gjermani 2024.

Për mediat, para sfidës me Kroacinë, Jamal tha se fokusi i tij nuk do të jetë vetëm futbolli.

‘Solla me vete detyrat e mia pasi jam në vit të katërt në gjimnaz. Kam edhe orë online dhe ato po shkojnë mirë. Shpresoj që profesorët e mi mos të inatosen.’

Te Barcelona, Jamal ka luajtur rregullisht në sezonin që sapo u mbyll ndërsa ka shënuar 5 gola dhe ka dhënë 8 asiste. 16-vjeçari është një nga ndër të rinjtë e talentuar te La Roja për Euro 2024 dhe nëse aktivizohet, do të bëhet lojtari më i ri ndonjëherë që ka luajtur në një Europian.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco