Polonia pa sulmues ndaj Holandës, 'numri 1' i Federatës: I mbaj shpresat te Swiderski, shpresoj të jetë gati

Polonia pa sulmues ndaj Holandës, 'numri 1' i Federatës: I mbaj shpresat te Swiderski, shpresoj të jetë gati

22:39, 12/06/2024

Polonia është në emergjencë në fazën sulmuese për shkak të dëmtimit të tre sulmuesve kryesore, me “bomberin” e Juventus, Arkadiusz Milik që iu nënshtrua operacionit me 7 qershor për shkak të dëmtimit të rëndë të meniskut të gjurit të majtë, por jo vetëm pasi edhe dy “bomberë” të tjerë nuk janë në gjendje të luajnë.

Për situatën e lëndimeve të ekipit të tij kombëtar në një intervistë për mediat polake ka folur edhe Cezary Kulesza, president i Federatës Polake të Futbollit, i cili i mban shpresat vetëm te sulmuesi i Verona, Karrol Swiderski.

“Swiderski dëmtoi kyçin e këmbës, sulmuesi do të qëndrojë jashtë për 3 ose 4 ditë. Është një garë me kohën për të qenë i gatshëm për ndeshjen kundër Holandës. Mendoj se lojtari i Verona do të jetë i gatshëm, megjithatë, lajmi i keq vjen nga Robert Lewandowski, i cili me siguri nuk do të jetë kundër Holandës”,- u shpreh “numri 1” i Federatës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco