Igli Tare ‘tremb’ Italinë: Gjimshiti fiton duelin me Scamaccën, skuadrat nuk kanë diferenca

Igli Tare ‘tremb’ Italinë: Gjimshiti fiton duelin me Scamaccën, skuadrat nuk kanë diferenca

18:10, 12/06/2024

Shqipëria po përgatitet për ndeshjen e parë të Euro 2024, atë të datës 15 qershor ndaj Italisë. Kuqezinjtë do të kërkojnë të surprizojnë dhe të dalin me një rezultat pozitiv, duke njohur edhe vështirësinë e kundërshtarëve të grupit aty ku bëjnë pjesë edhe Spanja me Kroacinë.

Gjithsesi, për të mbetur te ndeshja ndaj Italisë, ish-sulmuesi i kombëtares kuqezi, Igli Tare në një intervistë për “Gazzetta Dello Sport” tremb italianët duke theksuar se axurrët përveç eksperiencës, nuk kanë asgjë më shumë se Shqipëria.

“I kam parë ndeshjet e fundit të Italisë dhe sigurisht në krahasim me Italinë kanë më shumë eksperiencë. Ky është i vetmi avantazh sepse sa i takon organikës, dy skuadrat janë në nivel të barabartë. Duhet menaxhuar mirë aspekti emocional sepse në të tilla ndeshje mund të bllokohesh.

Shoh që Italisë i mungon diçka në lojë, por mund të përmirësohen gjatë turneut. Besoj se lojtari kryesor i tyre është Scamaça. Mund të jetë surpriza e këtij Europiani nëse konfirmon formën e këtyre dy muajve të fundit. Por, besoj se duelin mes tij dhe Gjimshitit do ta fitojë mbrojtësi shqiptar. E njeh mirë dhe di si ta ndalë.

Çfarë i ka sjellë Spalletti skuadrës së Italisë? Siguri dhe mentalitet fituesi. Di si ta sjellë skuadrën në formën e duhur, në momentin e duhur, edhe sa i takon aspektit emocional. Dhe për më tepër aty pranë ka një figurë si Buffon”, u shpreh Tare.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco