Izraeli u sulmua me raketa, Zvicra me Shaqirin e Xhakën kanë frikë të shkojë në Tel Aviv

Izraeli u sulmua me raketa, Zvicra me Shaqirin e Xhakën kanë frikë të shkojë në Tel Aviv

13:48, 07/10/2023

Kombëtarja e Zvicrës është mjaft e shqetësuar me sulmet e fundit me raketa në Izrael, që u hodhën nga Palestina.

Izraeli u godit nga mijëra raketa në mëngjesin e sotëm dhe ndeshja mes kësaj Kombëtareje dhe Zvicrës, që do të luhet të enjten që vjen, është vënë në pikëpyetje.

Edhe zviceranët nuk e dinë nëse do të shtyhet ndeshja e planifikuar të luhet në Izrael.

Madje, Federata Zvicerane e Futbollit e ka lëshuar një deklaratë sot për situatën e krijuar në Izrael së fundmi.

“Mësuam me keqardhje të madhe për situatën në Izrael dhe për sulmet me raketa. Federata është në kontakt me UEFA-n, me Fedpol dhe me Ambasadën Zviceranë në Izrael. UEFA do të vendosë nëse ndeshja Izrael – Zvicër do të luhet të enjten e ardhshme. Grumbullimi i Kombëtares do të nisë siç është planifikuar të hënën në Zurich. Ne do t’ju mbajmë të informuar për pjesën tjetër të programit”, njofton Federata Zvicerane e Futbollit.

Të dielën tjetër, Kosova do ta presë Izraelin në ndeshjen tjetër të Grupi I.

Mbetet të shihet se çfarë zhvillimesh do të ketë në Izrael në javën e ardhshme dhe nëse kontingjenti izraelit do ta ketë mundësinë të vijë në Kosovë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco