Xhaka: Erdha te Leverkusen për karrierën dhe jo për gruan siç shkruhet në media

Xhaka: Erdha te Leverkusen për karrierën dhe jo për gruan siç shkruhet në media

21:20, 02/10/2023

 

Mesfushori i Bayer Leverkusen, Granit Xhaka ka folur për faktin pse zgjodhi të lëvizte nga Premier League në Bundesliga.

Duke folur për mediet gjermane, Xhaka u shpreh se bëri këtë zgjedhje për të ndryshuar ambient.

“Erdha te Bayer Leverkusen sepse isha në kërkim të një sfide të re. Ndjeva se pas 7 vitesh koha ime në Arsenal kishte mbaruar. Erdha këtu si një futbollist dhe një person me përvojë, të tjerët shohin se unë mund t’u jap atyre diçka nga ajo që kam mësuar, është pjesë e rolit tim këtu”,-shpjegoi Xhaka.

Më tej mesfushori sqaroi se nuk u kthye në Gjermani për gruan, por e zgjodhi për vazhdimësinë e karrierës.

“Ka pasur nga ata që shkruanin se po kthehesha në Gjermani për gruan time, por kjo nuk është e vërtetë. Ashtu si unë, ajo ishte shumë e lumtur që jetonte në Londër, por vendimi u mor vetëm nga ana e profesionale. Ishte një kalim i lehtë, pasi firmosa me një nga klubet më të mira në Gjermani. Te Bayer Leverkusen ne punojmë të qetë, nuk ka kaosin që përjetohet në klubet e tjera. Te Arsenal presioni është tjetër.”-u shpreh Xhaka.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco