Kategoria e Parë/ 'Dorëzohet' AF Elbasani, 'paqe' në Flamurtari-Apolonia

Kategoria e Parë/ 'Dorëzohet' AF Elbasani, 'paqe' në Flamurtari-Apolonia

18:32, 02/10/2023

 

Bie AF Elbasani, Flamurtari nuk i jep vazhdimësi fitores në Lushnje, Vora në formë, ndërkohë që Burreli shijoi suksesin e parë sezonal në Kategorinë e Parë.

Sot u mbyll java e gjashtë në të Parën, me katërt ndeshje që prodhuan 9 gola. Af Elbasani u mposht 2-1 në Dibër përballë Korabit.

Vendasit shënuan dy herë në pjesën e parë me anë të Sokol Mziut dhe Xhevahir Paplekajt.

Autogoli i portierit Avernold Qyrani rihapi takimin, por skuadra e Nevil Dedes nuk ia doli të gjente golin e barazimit.

Kjo ishte humbja e parë për verdheblutë, që gjithsesi mbeten forcë e dytë me 13 pikë. Tri më pak se Bylisi kryesues.

Ndërkohë që Korabi arriti fitoren e dytë, dhe tashmë numëron 8 pikë. Flamurtari-Apolonia u mbyll në barazim pa gola, ndërkohë që Vora iu fal golit të Eridon Qaradakut në shtesë për të thyer 0-1 Luzin.

Feston më në fund Burreli. Skuadra matjane triumfoi 4-1 kundër Besës së Kavajës. Stana, Farruku (2x) dhe Bubeqi shënuan për vendasit, teksa goli i nderit për verdhezinjtë erdhi nga Shehu.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco