Lajmi i fundit

NTERVISTA/ Dy standardet e deklaratave të Dumanit. Flet Avenir Peka

VIDEO/ Juventusit mjafton një gol ndaj Lecces

VIDEO/ Juventusit mjafton një gol ndaj Lecces

22:46, 26/09/2023

Juventusi u rikthye te fitorja në Serinë A, duke mposhtu Leçen e Ylber Ramadanit me rezultatin 1-0 në duelin e vlefshëm për javën e gjashtë të kampionatit.

Për skuadrën e shqiptarit kjo ishte disfata e parë në këtë sezon, teksa në 5 javët e para kishte grumbulluar 11 pikë.

Ndërkohë bardhezinjtë iu falën golit të polakut Milik, mbrëmjen e sotme.

Sulmuesi arriti të gjente rrugën e rrjetës në minutën e 57-të të sfidës.

Për Juventusin, kjo ishte fitorja e katërt, teksa renditen përkohësisht në vendin e dytë me 13 pikë.

Sfidën e radhës “Zonja e Vjetër” do e luajë në transfertë ndaj Atalantës, ndërsa Leçe pret kampionët e Napolit.

Për sa i përket Ramadanit, shqiptar u aktivizua 70 minuta në duelin e sotëm, teksa u zëvendësua nga Kaba, i cili u ndëshkua me karton të kuq në fundin e sfidës. 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco