Gjimshiti kundër Xhakës, luhet sonte finalja e Europa League mes Atalantës dhe Leverkusen

Gjimshiti kundër Xhakës, luhet sonte finalja e Europa League mes Atalantës dhe Leverkusen

18:02, 22/05/2024

Sonte në mbrëmje futbolli europian sjell një ndeshje interesante në Dublin Arena, aty ku Atalanta dhe Bayer Leverkusen përballen në finalen e madhe të Europa League. Për ta ndezur akoma më shumë, një duel shqiptar në finalen më prestigjioze.

Berat Gjimshiti, kapiten i Shqipërisë dhe shtylla që mban mbrojtjen e zikaltërve, kundër Granit Xhakës, trurit të Bayer Leverkusen.

Atalanta ka eleminuar Liverpool dhe luan një futboll të jashtëzakonshëm, djemtë e Gasperinit luajnë me një ritëm tjetër nga skuadrat e Serisë A duke shpërthyer në Europa League, aty ku De Ketelaere dhe Scamacca kanë lënë shënjën atëherë kur është dashur më tepër.

Bayer Leverkusen mbeten të pamposhtur prej plot 51 ndeshjes radhazi, teksa në gjysëmfinale eliminuan një tjetër italiane, Romën dhe mbi të gjitha nuk dinë se ç’është humbja.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco