Lajmi i fundit

Ëndrra shqiptare zgjat vetëm 11 minuta, Italia nuk i fal kuqezinjtë

UEFA përcakton stadiumet ku do të luhen finalet e Kupave të Europës në vitin 2026 dhe 2027

UEFA përcakton stadiumet ku do të luhen finalet e Kupave të Europës në vitin 2026 dhe 2027

15:21, 22/05/2024

Garat evropiane në futboll të organizuara nga UEFA po iu vjen fundi për sezonin 2023-2024, me finalet që do të zhvillohen njëra pas tjetrës.

Por shtëpia më e madhe e futbollit evropian UEFA ka vendosur tanimë edhe ku do të zhvillohen finalet në vitin 2026.

Kësisoj në vitin 2026, finalja e Ligës së Kampionëve do të zhvillohet në kryeqytetin hungarez, Budapest, më saktësisht në stadiumin “Puskas Arena” që është një nga më të mirët në Evropë.

E në vitin 2027 finalja pritet të zhvillohet në “San Siro”, edhe pse ende nuk është zyrtarizuar një gjë e tillë për shkak se do të shikohen se si do të rrjedhin punimet për rinovimin e stadiumit.

Në garën e dytë më të madhe si Liga e Evropës, finalja e vitit 2026 do të zhvillohet në ‘Park Besiktas’ në Stamboll, ndërsa në vitin 2027 do të luhet në Frankfurt.

Ndërkohë në Ligën e Konferencës si organizatorë të finaleve do t’i ketë dy shtetet Gjermania dhe Turqia: Leipzig “RB Arena” në vitin 2026 dhe Stamboll “Park Besiktas” në vitin 2027.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco