Mungon vetëm zyrtarizimi, ja kush do të jetë trajneri i Juventusit në sezonin e ardhshëm

Mungon vetëm zyrtarizimi, ja kush do të jetë trajneri i Juventusit në sezonin e ardhshëm

18:26, 22/05/2024

Thiago Motta do të jetë trajner i Juventusit. Mungon vetëm detajet e fundit, sipas asaj që shkruhet nga mediat italiane, trajneri i njohur do të ndajë rrugët shumë shpejt me Bolognan, për të firmosur më pas për “Zonjën e Vjetër”.

 

 

Motta do të zëvendësojë Allegrin, i larguar pas tensionit të panevojshëm në finalen  e Kupës së Italisë. 41-vjeçari udhëhoqi Bolognan drejt suksesit historik, kualifikimit të madh në Champions.

Ai qëndroi në pankinën e kësaj skuadre për 75 ndeshje, me ekipin që mori mesatarisht 1.71 pikë për ndeshje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco