24 Grand Slam-e për Djokovic, tenisti nderon Kobe Bryant gjatë ceremonisë

24 Grand Slam-e për Djokovic, tenisti nderon Kobe Bryant gjatë ceremonisë

11:31, 11/09/2023

 

Novak Djokovic ka fituar US Open, duke e çuar në 24 numrin e Grand Slam-eve të fituara në karrierë.

Tenisti serb mundi në finale rusin Daniil Medvedev me rezultatin 3-0 (6-3, 7-6 dhe 6-3), në 3 orë e 17 minuta lojë.

Ky ishte titulli i katërt për Djokovic në US Open, ndërkohë që sa i përket Grand Slam-eve në total, serbi shkëputet nga Rafael Nadal, i cili ka fituar 22. Djokovic ka fituar 10 herë Australian Open, 7 herë Wimbledon, 4 herë US Open dhe 3 herë Roland Garros, për një rekord prej 24 fitoresh në turnetë madhorë.

Duke qenë se numrin 24 e ka mbajtur Kobe Bryant, legjenda e basketbollit amerikan, numri 1 i tenisit e kujtoi në ceremoni duke treguar një fanellë me një foto të amerikanit, ku shkruhej “Mamba Forever”.

Ish-basketbollisti i Lakers vdiq pas një aksidenti me helikopter në vitin 2020.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco