‘Ku dreqin është kapiteni?’ Lewandowski i refuzon, fansat e kryqëzojnë

‘Ku dreqin është kapiteni?’ Lewandowski i refuzon, fansat e kryqëzojnë

10:18, 11/09/2023

Mijëra tifozë polakë ishin të pranishëm gjatë ndeshjes së kombëtares së tyre në Tiranë, ndeshje e humbur me rezultatin 2-0.

Por teksa shanset për kualifikimin e tyre po zvogëlohen ndjeshëm, tifozët polakë në fund të ndeshjes kërkuan që kapiteni Robert Lewandowski të ishte para tyre.

“Ku është kapiteni, ku dreqin është kapiteni,” dëgjoheshin koret e tyre.

Megjithatë, kapiteni nuk denjoi të shkonte pranë tyre.

Sipas portalit polak Gol24, Lewandowski bëri një lojë shumë të dobët. Praktikisht ai nuk e rrezikoi asnjëherë portën e shqiptarëve.

Pas ndeshjes, ai foli për gazetarët duke thënë se ndjen përgjegjësi për këtë dështim.

Ai tha se skuadrës i mungoi personaliteti, duke shtuar se nuk donte të ofendonte askënd kur refuzoi të shkonte pranë tifozëve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco