Daku me dedikim special për golin: Isha i bindur që do t’i shënoja Polonisë

Daku me dedikim special për golin: Isha i bindur që do t’i shënoja Polonisë

10:09, 11/09/2023

 

Mirlind Daku hesht kritikat ndaj tij me një gol prej bomberi të vërtetë, që vulosi edhe fitoren ndaj Polonisë. Duke folur , sulmuesi tha se ishte i bindur që do të gjente golin ndaj Polonisë, teksa pati edhe një dedikim special…

Lojtari që ka gjetur golin me më pak minuta në fushë. I latë pas ato lot gëzimi për debutimin dhe ruajtët këtë gol para tifozerisë kuqezi…

Për çdo ka zot dhe e nderon njeriun e drejtë. Ato lot ishin vetëm për debutimin emocionues dhe jo për atë pasim të gabuar. Sot zoti më shpërbleu dhe arrita të shënoj atë gol. Me golin që shënova, çdo e keqe që kisha brenda, doli jashtë. E kam pasur bindje që do të shënoja gol në Shqipëri, ndaj Polonisë dhe ia dola. Me këtë gol, më duket sikur largova një peshë 100-kilogramëshe nga vetja.


Më mirë që nuk shënova në ndeshjen e parë, por në këtë takim, para tifozerisë së mrekullueshme shqiptare. Të gjithë më kanë mbështetur shumë dhe jam i lumtur që ua shpërbleva me këtë gol. Ndoshta u bëra nervozë të gjithëve me atë pasim në ndeshjen e parë, por besoj që e shpërbleva në mënyrën më të mirë të mundshme.

Kujt ia dedikoni këtë gol të parë me fanellën kuqezi?
Ia dedikoj familjes time, që më ka përkrahur gjithmonë, por edhe gjithë dëshmorëve në Kosovë, që kanë dhënë gjithçka për atdheun dhe kanë kontribuuar që ne të mblidhemi nga të gjithë trevat dhe të luajmë me këtë fanellë, tha Daku për SuperSport.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco