Sylvinho: Fitorja për popullin shqiptar

Sylvinho: Fitorja për popullin shqiptar

00:15, 11/09/2023

Trajneri i Kombëtares Shqiptare, Sylvinho e konsideron fitore të gjithë popullit shqiptar rezultatin 2 me 0 të Shqipërisë ndaj Polonisë.

Duke folur për Tv Klan në përfundim të ndeshjes, Sylvinho vlerësoi se kuqezinjtë e merituan fitoren dhe mundën një skuadër të vështirë.

“Dua të falenderoj të gjithë sepse kjo e sotmja ishte fitore e gjithë popullit shqiptar. Kemi bërë ndeshje shumë të bukur, kemi punuar dhe mendoj se e kemi merituar. Ata janë një skudër shumë e fortë dhe një trajner me shumë eksperiencë dhe nuk ishte e lehtë. Një ditë para ndeshjes u kam thënë të gjithëve që do shikojmë ndeshje shumë të bukur sot. Pas ndeshjes me Moldavinë dhe Ishujt Faroe, nuk duhej që ne të ndryshonim apo të bënim lojë në tërheqje. Dhe luajtëm me 4-2-3-1”.

Trajneri i kuqezinjve thotë se për të arritur në objektivin që i kanë vendosur vetes, duhet të punojnë të gjithë.

“U kam thënë lojtarëve që ne kemi një objektiv për të arritur, por në këtë objektiv duhet të arrijmë të gjithë së bashku. Akoma nuk e kemi arritur, kemi dhe 3 finale të mbetura por ata kanë punuar shumë mirë. Jemi një skuadër që vuajmë dhe arrijmë të dalim mjaft mirë në sulm”.

Sot ka festë, por javën e ardhshme nis stërvitja për 3 ndeshjet e mbetura.

“Javën e ardhshme do të nisim menjëherë punën për ndeshjen e ardhshme. Kam folur me stafin, do festojmë sot por do nisim menjëherë punën”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco