VIDEO/ 'Air Albania' në festë, Shqipëria 'fundos' Poloninë

VIDEO/ 'Air Albania' në festë, Shqipëria 'fundos' Poloninë

22:19, 10/09/2023

Shqipëria ka shënuar përsëri ndaj Polonisë në pjesën e dytë.

Jasir Asani ka kaluar në avantazh kuqezinjtë, në ndeshjen që po luhet në “Air Albania”.

Ai shënoi një eurogol nga distanca, goditje që la të pashpresë Szczesnyn në hedhjen e tij.

Kujtojmë se, Kiwior kaloi në avantazh Poloninë pas një krosimi nga e majta e sulmit, me lojtarin që ishte pozicion jashtë loje.

Arbitri spanjoll në fillim e akordoi golin si të rregullt, ndërsa ishte VAR që i erdhi në ndihmë kuqezinjve, me kontrollin e teknologjisë që e cilësoi si pozicion jashtë loje.

Por, në pjesën e dytë të takimit, në minutën e 63’,  ishte Mirlind Daku ai i cili realizoi golin e dytë për kuqezinjtë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco