Pioli: Klubi plotësoi kërkesat e mia, Milani është ambicioz dhe konkurues

Pioli: Klubi plotësoi kërkesat e mia, Milani është ambicioz dhe konkurues

16:44, 21/08/2023

Pioli: Klubi plotësoi kërkesat e mia, Milani është ambicioz dhe konkurues

Mbaroi periudha përgatitore për Milanin që ka bërë shumë ndryshime këtë verë dhe tashmë kuqezinjtë janë gati që të bëjnë debutimin e tyre në sezonin e ri të Serie A.

Stefano Pioli e di mirë që e pret një transfertë e vështirë në “Dall Ara” në premierën sezonale, por gjithashtu e di që ndaj Bolognas nuk duhet të gabojë sepse pritshmëritë e Milanit janë të mëdha.

“Jam I kënaqur si me punën përgatitore edhe me merkaton e bërë. Klubi dëgjoi këshillat e mia dhe I gjetëm të gjithë lojtarët që kërkonim. Kemi përforcuar skuadrën dhe klubi është gati për të bërë edhe afrime të tjera.

Kemi pasur shumë ndryshime në organikë. Fillon një sezon I ri dhe do të jenë rezultatet ato që do të tregojnë se në çfarë niveli jemi. Milani është ambicioz dhe duam të jemi konkurues”, ka thënë mes të tjerash trajneri I Milanit Stefano Pioli në prag të ndeshjes kundër Bolognas

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco