Nuk do të udhëtojnë me grupin, Milan përjashton katër lojtarë për ndeshjen me Bologna-n

Nuk do të udhëtojnë me grupin, Milan përjashton katër lojtarë për ndeshjen me Bologna-n

16:15, 21/08/2023

Alexis Saelemaekers, Divock Origi, Mattia Caldara dhe Fode Ballo-Toure nuk do të jenë “Stadio Renato Dall’Ara” mbrëmjen e kësaj të hëne, me Milanin që e nis në transfertën e Bologna-s javën e parë të Serie A.

Mediet italiane bëjnë me dije se katër lojtarët e padëshiruar, që ende janë pjesë e “Djallit”, ndonëse janë në shitje, nuk janë pjesë e ekipit të trajnerit Stefano Pioli në ndeshjen ndaj Bologna-s, që nis në orën 20:45.

Me këtë veprim Pioli dhe Milani kanë treguar edhe njëherë tjetër që kërkojnë largimin sa më të shpejtë të këtyre emrave.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco