Spanja fiton Kupën e Botës: Pas finales, futbollistja që shënoi golin mëson se ka humbur të atin

Spanja fiton Kupën e Botës: Pas finales, futbollistja që shënoi golin mëson se ka humbur të atin

09:53, 21/08/2023

Babai i kapitenes së Spanjës Olga Carmona, e cila çoi në finalen e Kupës së Botës për femra vendin e saj ka ndërruar jetë.

Carmona, 23,vjeç shënoi golin e vetëm teksa Spanja mundi Anglinë për të fituar trofeun.

Babai i futbollistes së Real Madrid kishte luftuar me një sëmundje të gjatë dhe vdiq të premten, raportoi Reuters.

"E di që më ke parë sonte dhe je krenare për mua. Pusho në paqe babi", ka shkruar Carmona në rrjetet sociale.

Carmona e shoqëroi foton e  saj duke puthur medaljen e fituesit.

Ajo shtoi: "Dhe pa e ditur, unë kisha yllin tim para se të fillonte ndeshja. E di që më keni dhënë forcën për të arritur diçka unike."

Një yll i artë i shtohet fanellës së fituesve të një Botërori, mbi stemën e kombëtares, sa herë që fitojnë trofeun.

“RFEF me keqardhje të thellë njofton vdekjen e babait të Olga Carmona”, shkroi Federata Spanjolle e Futbollit (RFEF) në rrjetet sociale.

“Futbollistja e mësoi lajmin e hidhur pas finales së Botërorit.

"Ne dërgojmë përqafimin tonë më të sinqertë për Olgën dhe familjen e saj në një moment dhimbjeje të thellë. Ne të duam, Olga, ti je historia e futbollit spanjoll."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco