Union Berlin bën ‘poker’ ndaj Mainz dhe e nis me ‘këmbë të mbarë’ sezonin e ri

Union Berlin bën ‘poker’ ndaj Mainz dhe e nis me ‘këmbë të mbarë’ sezonin e ri

17:42, 20/08/2023

Union Berlin e nis me këmbë të mbarë sezonin e ri të Bundesliga, ndërsa fitoi me “poker” në javë e  parë në sfidën ndaj Mainz.

Vendasit zhbllokuan sfidën me Behrens, që gjeti rrugën drejt rrjetës që në minutën e parë.

Ndërsa në minutën e 9’ i asistuar nga Laidouni, Behrens dyfishoi avantazhin e Union Berlin.

Në fraksionin e dytë miqtë u shfaqën më kërkues dhe fituan një penallti, por Ajorque e humbi goditjen nga pika e bardhë e penalltisë në minutën e 63’.

Megjithatë një minutë më pas Caci realizoi për Mainz dhe ngushtoi rezultatin, duke rihapur sfidën.

Nga ana e Union Berlin vazhduan me sulmet dhe në minutën e 70’ Behren bëri “hat-trick”, duke i dhuruar siguri ekipit të tij.

Fati nuk ishte në anën Mainz dhe Ajorque në këtë ndeshje, me lojtarin që në minutën e 88’ humbi sërish një penallti.

Në fund gjithçka u vulos nga Pantovic, i cili në minutën e 90+6’ e çoi rezultatin në 4-1.

Kështu Union Berlin e nis sezonin e ri me fitore dhe merr 3 pikë, teksa Mainz nga ana tjetër del pa pikë nga java e parë e Bundesliga.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco