'Të mungon një zero', Ronaldo 'tallet' me Sergio Ramos

'Të mungon një zero', Ronaldo 'tallet' me Sergio Ramos

09:27, 18/08/2023

Sergio Ramos mbetet në kërkim të një skuadre të re pasi mbylli pa shumë sukses aventurën në Francë me Paris Saint-Germain. Alternativat nuk janë të shumta për spanjollin sidomos nëse bëhet fjalë për klubet europiane, teksa ish-lojtari i Real Madrid ka kërkesa më së shumti nga Arabia Saudite dhe Amerika.

E ardhmja për 37-vjeçarin mbetet ende në pikëpyetje, mirëpo kjo nuk e pengon Ramos t’i gëzohet edhe arritjeve të tjera jashtë futbollit. Një e tillë është konsideruar arritja e shifrës së 60 milionë ndjekësve në Instagram, me rrjetet sociale që janë kthyer në një mjet të ardhurash për futbollistët dhe jo vetëm.

Ramos i është gëzuar kësaj shifre, megjithatë ka edhe nga ata të cilët 60 milionë i kanë arritur me kohë. Fjala është për Cristiano Ronaldon. Portugezi numëron 600 milionë ndjekës dhe në postimin e Ramos komentoi se spanjollit i mungonte edhe një zero tjetër për ta arritur atë. Gjithçka në kuadër të shakasë me Ronaldon që duket se ruan një raport të mirë me Ramos prej kohës kur të dy ishin pjesë e Real Madrid duke fituar trofe të shumtë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco