Sukses dramatik/ Ernest Muçi futet nga stoli dhe i dhuron kualifikimin Legias në minutën e 100-të

Sukses dramatik/ Ernest Muçi futet nga stoli dhe i dhuron kualifikimin Legias në minutën e 100-të

21:10, 17/08/2023

Kualifikim dramatik, Legia e Varshavës i falet Ernest Muçit. Talenti shqiptar u fut nga stoli në minutën 90+4 në dueli ndaj Austrisë së Vjenës, duke shënuar golin e 3-5 në minutën e 90+10.

Falë golit të Muçit, kampionët e Polonisë, arritën të siguronin kualifikimin në “Play-Off”-in e Ligës së Konferencës. 

Në ndeshjen e parë Legia ishte mposhtur me rezultatin 1-2 në shtëpi, ndërkohë që përmbysi gjithçka në transfertën austriake. 

Nga stoli duelin e sotëm e nisi dhe Celhaka që u aktivizua në minutën e 74-t.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco