‘Pika e dobët e Haaland, me Manchester Cityn nuk di të shënojë në finale

‘Pika e dobët e Haaland, me Manchester Cityn nuk di të shënojë në finale

18:47, 17/08/2023

Erling Haaland është padyshim një makineri golash. Sulmuesi norvegjez ka shënuar me një vazhdimësi mbresëlënëse dhe te Manchester City ai është përshtatur në mënyrën perfekte me ekipin, duke finalizuar aksionet e “qytetarëve”. Gjithmonë nëse nuk bëhet fjalë për një finale…

Skuadra e tij ka fituar Kupën FA, Ligën e Kampioneve dhe së fundmi e he Superkupën e Europës, por ai nuk ka qenë protagonist me gol në asnjë prej finaleve.

Po t’i shtosh edhe dy ndeshjet e Superkupës së Anglisë, ku Haaland nuk ia doli të tundte rrjetën, rezulton se norvegjezi ka një problem të vogël me finalet.

Zero gola dhe zero asiste, bëjnë të mendohet se ndoshta Haaland vuan disi trysninë e finaleve, ku merr gjithmonë një rol dytësor e ndodh shpesh që situatat i zgjidhin ata që luajnë pranë tij, apo në vend të tij.

E njëjta gjë i kishte ndodhur edhe në Superkupën e Gjermanisë kur vishte fanellën e Borusia Dortmund, ndaj Pep Guardiola duhet të fillojë të shqetësohet për këtë “trend” që ka krijuar sulmuesi norvegjez.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco