E krahasojnë me yje të Serie A, talenti Erald Krasniqi: Uzuni e CR7 shembujt e mi, Shqipëria zgjedhje e lehtë

E krahasojnë me yje të Serie A, talenti Erald Krasniqi: Uzuni e CR7 shembujt e mi, Shqipëria zgjedhje e lehtë

10:45, 14/08/2023

 

Synon të ndjekë gjurmët e Cristiano Ronaldos, ndërkohë që e krahasojnë me lojtarë që në dy vitet e fundit kanë fituar kampionatin italian. Personazhi është Erald Krasniqi, mesfushori me tipare sulmuese që është pjesë e moshave të Heerenven. Në shtator ai mbush 18 vjeç, ndërkohë që është pjesë e Shqipërisë U-19 dhe synimet për të ardhmen i ka të mëdha. Në rubrikën “Talenti shqiptar” tregon se nuk e kishte të vështirë të pranonte të vishte fanellën kuqezi, edhe pse më parë ka luajtur me moshat e Holandës. Krasniqi rrëfen si nisi të luajë futboll, kujton debutimin me Shqipërinë U-18, rolin e preferuar dhe shumë gjëra të tjera.

Erald, si ka nisur për ju lidhja me futbollin? Kush është njeriu që ju ka shtyrë drejt këtij sporti?

– E kam filluar futbollin që në moshën 6-vjeçare. E doja shumë këtë sport, ashtu sikurse prindërit e mi që më ndihmuan të futesha në futboll. Kështu nisi gjithçka.

Kush është personi që ju këshillon më së shumti në lidhje me futbollin dhe që ju qëndron më afër?

– Të dy prindërit e mi duan të më mbështesin sa më shumë dhe më japin shumë këshilla, sidomos babai im që më jep për futbollin.

Si jeni ndjerë kur morët për herë të parë ftesën nga Shqipëria U18? Çfarë kujtoni nga ndeshja e parë?

– Isha shumë i lumtur që u përzgjodha nga Kombëtarja. Hera e parë me vendin tënd është shumë e veçantë. Luajtëm kundër Malit të Zi dhe fituam 2-0. Shënova golin e parë dhe luajta bukur, ishte me të vërtetë një debutim ëndrrash.

Keni luajtur më parë me moshat e Holandës dhe më pas pranuat ftesën e Shqipërisë?  Ishte i lehtë ky vendim?

– Nuk ka qenë një zgjedhje shumë e vështirë, sepse nëse të përzgjedh vendi yt, nuk mund t’i thuash jo. Holanda mund të ketë nivel më të lartë, por unë po zhvillohem më mirë me kombëtaren shqiptare.

Ju jeni në gjendje të luani në disa pozicione në fushë. Ku ju pëlqen të aktivizoheni më shumë?

– Sulmues i majtë ose si numër “10”. Jam lojtar sulmues dhe më pëlqen të jem i rëndësishëm përmes golave ​​dhe asistimeve.

Kush është lojtari shqiptar që ju motivon më së shumti, që e keni si shembull?

– Për mua tani Myrto Uzuni. Ai luan në të njëjtin pozicion si unë dhe është i rëndësishëm për klubin dhe kombëtaren me golat dhe asistimet e tij. Unë e ndjek atë dhe shpresoj të konkurroj me të shumë shpejt.

A ju krahasojnë me ndonjë futbollist të njohur dhe pse?*

– Ndonjëherë më krahasojnë me Khvicha Kvaratskhelia kur jam në krahun e majtë, kurse kur luaj si “10”-tsh më krahasojnë me Brahim Diaz. Të dy janë lojtarë driblues dhe unë kam të njëjtat cilësi.

Vetë ju personalisht, cilin keni synimin më të madh në futboll? Ka një futbollist në gjurmët e të cilit do të donit të ecnit?*

– Qëllimi më i madh është të fitosh Champions League me klubin tënd dhe Kupën e Botës me kombëtaren. Unë dua të ngre sa më shumë kupa dhe këto trofe janë sigurisht më të mëdhenjtë që ekzistojnë. Shpresoj të ndjek hapat e Ronaldos, ky është vërtetë shembulli im.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco