Interi fiton me përmbysje miqësoren me Egnatian

Interi fiton me përmbysje miqësoren me Egnatian

21:59, 13/08/2023

Egnatia ka bërë një paraqitje të mirë përballë Interit, ndonëse zikaltrit ia dolën të përmbysin në shifrat 4-2 miqësoren e luksit.

Rrogozhinasit shtangën zikaltrit duke gjetur golin vetëm pas 6 minutash lojë.

Ishte i përhershmi Duamena i cili pas një aksioni të shpejtë dhe një asisti nga e djathta dërgoi topin në rrjetën e portës kundërshtare.

Interi provoi të gjejë golin e barazimit me të gjitha mënyrat, ku pati disa raste të mira me Lautaron, por Sherri bëri disa herë shpëtimtarin duke qenë më i miri në fushën e lojës.

Me avantazhin 0-1 të Egnatias u mbyll pjesa e parë e ndeshjes.

Interi barazoi në minutën e 55-të, ku Bastoni pasi gjeti të vendosur gabim mbrojtjen kundërshtare shënoi pas një goditjeje nga e djathta.

Por Egnatia rimori avantazhin pas një penalltie të ekzekutuar me “Panenka” nga Fernando.

Inzagi bëri disa zëvendësime që dhanë rezultat duke bërë që Interi të përmbysë gjithçka.

Fillimisht ishte një dygolësh i Lautaros, i cili mposhti dy herë Sherrin, fillimisht me një gjuajtje me kokë në qendër të zonës, dhe më pas nga pika e penalltisë.

I riu Stabile shënoi në minutën e 90-të, duke vulosur shifrat në 4-2.

Ndeshja u luajt në stadiumin “Paolo Mazza” në Ferrara të Italisë.

Ky ishte testi fundit për zikaltrit në kuadër të sezonit të ri të Serisë A.

Interi do të përballet me Monzën në “San Siro” në sfidën e parë të Serisë A. 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco