Egnatia e mbyll në avantazh pjesën e parë me Interin

Egnatia e mbyll në avantazh pjesën e parë me Interin

20:53, 13/08/2023

Egnatia ka surprizuar Interin duke e mbyllur me avantazhin 0-1 pjesën e parë të miqësores së luksit.

Rrogozhinasit shtangën zikaltrit duke gjetur golin vetëm pas 6 minutash lojë.

Duamena pas një aksioni të shpejtë dhe një asisti nga e djathta dërgoi topin në rrjetën e portës kundërshtare.

Interi ka pasur disa raste të mira me Lautaron dhe Thuram, por portieri Sherri ka bërë disa herë shpëtimtarin. 

Ndeshja po luhet në “Paolo Mazza” në Ferrara të Italisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco