Nedim Bajrami shënon në Kupën e Italisë

Nedim Bajrami shënon në Kupën e Italisë

20:01, 13/08/2023

Nedim Bajrami ka hapur llogarinë me golat në ndeshjet zyrtare me ekipin e Sasuolos që në sfidën e parë të edicionit.

Mesfushori i kombëtares shqiptare ka shënuar sot në ndeshjen e Kupës së Italisë përballë Kozencës.

I rreshtuar mes titullarëve, Bajrami ka gjetur rrugën e rrjetës në fund të pjesës së parë të sfidës, falë një aksioni individual spektaklolar.

Pasi mori topin në krahun e majtë, ai dribloi tre lojtarë për t’u shfaqur i vetëm para portierit dhe më pas lëshoi një predhë drejt portës, duke shënuar golin e barazimit të përkohshëm 1-1.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco