Tottenhami refuzon ofertën e fundit për Kane, a do të dorëzohet Bayerni?

Tottenhami refuzon ofertën e fundit për Kane, a do të dorëzohet Bayerni?

19:02, 07/08/2023

Tottenham nuk ka ndërmend ta lëshojë Harry Kane dhe ka refuzuar ofertën e radhës të Bayernit për sulmuesin anglez.

Sipas faqes së internetit “The Athletic”, vlerat e ofruara janë ende larg atyre të kërkuara nga Spurs, madje kjo do të ketë qenë oferta e fundit.

I njëjti burim thotë se diferenca mes ofertës dhe kërkesës është plot 29 milionë euro.

Oferta e parë, në qershor, ishte 70 milionë plus bonuse, e cila më vonë u përmirësua në qershor në rreth 99 milionë euro, ende e konsideruar si e pamjaftueshme.

Drejtuesit e klubit londinez synojnë, sipas gazetës britanike “The Independent”, të marrin një shumë që tejkalon 120 milionë euro për të liruar sulmuesin.

Kujtojmë që Harry Kane është i lidhur me klubin londinez deri në qershor të vitit 2024.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco