PSG gati të denoncojë Realin në FIFA për rastin e Mbappe

PSG gati të denoncojë Realin në FIFA për rastin e Mbappe

12:01, 02/08/2023

 

Të shqetësuar nga zhvillimet në rastin e Kylian Mbappe, drejtuesit e Paris Saint-Germain po shqyrtojnë mundësinë për të denoncuar Real Madrit në FIFA.

Kampionët francezë janë të sigurt se Mbappe dhe Real Madrid tashmë kanë përfunduar një marrëveshje për verën e ardhshme, kur edhe i skadon kontrata. Sipas shtypit francez, ky informacion tashmë është fakt, megjithatë, duke pasur parasysh rregullat e tregut të transferimeve, një lojtar në fund të kontratës mund të fillojë negociatat me klubin e tij të ri të ardhshëm më 1 janar dhe jo më herët ose duke pasur miratimin e pronarit të klubit.

Mirëpo, duhet thënë se ky është një rregull teorik, i cili rrallëherë respektohet.

Mbappe është bërë çështje dite në Paris dhe tashmë është ende e paqartë se cili do jetë destinacioni i radhës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco