'Ishte shumë e bukur për aq sa zgjati', Klodian Duro largohet nga Gjilani

'Ishte shumë e bukur për aq sa zgjati', Klodian Duro largohet nga Gjilani

08:55, 02/08/2023

 

Klodian Duro njofton largimin nga drejtimi I skuadrës së Gjilanit. Përmes një njoftimi në faqen zyrtare në Facebook ish-mesfushori I kombëtares shqiptare njofton ndarjen me klubin kosovar.

“Fund. U bashkuam pa e pritur njeri dhe po keshtu po ndahemi. Ne lufte shkohet me trima dhe trimat e mij luftuan si asnjehere me pare ne dy perballje shum te forta ku ishim te pabarabarte ne numer.

Ne te paren 11 kunder 14 dhe ne te dyten 10 kunder 14 por asnjehere dhe ne asnje moment nuk u dorezuam por luftuam si heronje te vertete ashtu sic i ka hije trimave te kombit.

Pritem deri ne fund te gjithe bashke per te luftuar perseri ne betejat qe kishim para por ishte e pamundur. Ishte shum e bukur per aq sa zgjati dhe largohemi te gjithe me koken lart.

Faleminderit djem”, shkruan Duro në rrjetet sociale. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco