Zyrtare/ Sadio Mane prezantohet tek Al-Nassr

Zyrtare/ Sadio Mane prezantohet tek Al-Nassr

21:29, 01/08/2023

Al-Nassr ka konfirmuar transferimin e Sadio Mane. Marrëveshja u konfirmua edhe nga Bayern Munich.

Më herët u raportua se klubi gjerman do të marrë 28-30 milionë euro për anësorin senegalez, duke marrë parasysh edhe bonuset e mundshme.

Tek Al Nassr, Sadio Mane do të marrë më shumë se 40 milionë euro në vit pas taksave.

Në klub, ai iu bashkua Cristiano Ronaldos, Marcelo Brozovic, Alex Telles dhe Seko Fofana.

Mane kaloi një sezon te Bayern. Ai ka shënuar 12 gola dhe 6 asistime në 38 ndeshje për Bayernin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco