Bastoni: Mos dyshoni te ky Inter!

Bastoni: Mos dyshoni te ky Inter!

20:09, 30/07/2023

Interi përgatitet të nisë një sezon të ri, ku sigurisht zikaltrit do të kërkojnë të jenë në lartësinë e duhur ashtu si vitin e fundit kur mundën të mbërrinin deri në finalen e Champions League. Objektivat në radhët e italianëve janë të qarta dhe Alessandro Bastoni thekson se askush nuk duhet të dyshojë te skuadra e sezonit të ri, e cila është e ndërtuar për të fituar e për të rikthyer sërish titullin kampion.

“Kemi ende nevojë për kohë pasi jemi në fillimet e sezonit të ri, por unë nuk kam asnjë dyshim te kjo skuadër. Ju jep bezdi fjala titull? Aspak, jemi Interi dhe është detyra jonë ta fitojmë titullin.

Do të mundohemi që edhe këtë sezon të bëjmë sa më shumë ndeshje për t’i shkuar deri në fund të gjithë kompeticioneve përgjatë sezonit. Pas disa muajsh do ta kuptojmë edhe më mirë se në çfarë pike jemi, por të jeni të bindur se mentaliteti ynë është për të fituar të gjitha ndeshjet. Interi do të jetë në garë për gjithçka”, u shpreh Bastoni.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco