Mjekët e këshillojnë që të ketë kujdes, Broja kërkon të luajë kundër Dortmundit

Mjekët e këshillojnë që të ketë kujdes, Broja kërkon të luajë kundër Dortmundit

19:15, 30/07/2023

Armando Broja ka qenë një ndër mungesat e Çelsit në turneun e bluve në SHBA gjatë kësaj vere.

Sulmuesi u la jashtë grupit që udhëtoi përtej Atlantikut, pasi nuk është ende në formën e tij optimale pas dëmtimit që pësoi në fundin e vitit të kaluar dhe që bëri t’i nënshtrohej një ndërhyrje kirurgjikale.

Përtej progresit që ka bërë duke u kthyer më shpejt se sa parashikohej në stërvitje, sipas “The Evening Standard”, stafi mjekësor i bluve londinezë është ai që ka ndalur aktivizimin e futbollistit me skuadrën nën urdhrat e Mauricio Poçetinos.

Frika se mos Broja dëmtohet përsëri në miqësore, ashtu siç ndodh në fakt në muajin dhjetor, ka bërë që ai të qëndrojë në Londër dhe të stërvitet i vetëm.

Megjithatë, mediat angleze raportojnë se Broja kërkon me çdo kusht që të luajë në ndeshjen e fundit miqësore që Çelsi ka para fillimit të kampionatit në muajin gusht.

Çelsi mbyll fazën e vet përgatitore me një ndeshje ndaj Borusia Dortmund më 3 gusht në Çikago dhe lojtari ka shprehur dëshirën të jetë i pranishëm në këtë ndeshje.

Mbetet të shihet nëse Poçetino do të marrë në konsideratë këtë kërkesë të futbollistit, por kjo do të jetë mundësia e fundit e tij për të treguar vlerat në një ndeshje miqësore, pasi më vonë nis kampionati dhe për të do të jetë e pamundur që të gjejë hapësirat që i duhen një futbollisti që kthehet nga dëmtimi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco