Cristiano Ronaldo apo Lionel Messi?  Kim Kardashian vihet në siklet kur pyetet se cili është i preferuari i saj

Cristiano Ronaldo apo Lionel Messi? Kim Kardashian vihet në siklet kur pyetet se cili është i preferuari i saj

12:27, 26/07/2023

Kim Kardashian e dërgoi djalin e saj të apasionuar pas futbollit Saint në Japoni për të parë një nga heronjtë e tij – Cristiano Ronaldon, vetëm disa ditë pasi ata panë debutimin e Lionel Messit për Inter Miami.

Ronaldo – i cili luan për Al-Nassr në Arabinë Saudite – aktualisht po përgatitet për sezonin e ri dhe skuadra e tij u përball me gjigantët francezë PSG në një ndeshje miqësore të martën në Osaka të Japonisë.

Ylli portugez luajti 65 minutat e para të lojës para se ndeshja të përfundonte me barazimin 0-0.

Themeluesja e “SKIMS” u pa e veshur në të bardha për ngjarjen sportive, duke zgjedhur një bluzë të shkurtër dhe pantallona të gjera.

Image

Ajo i mbajti flokët e saj të gjata kafe të tërhequra në një bisht. Sa i përket Saint, ai zgjodhi një fanellë të Neymar.

Ajo ndau disa fotografi në Instagram gjatë lojës, duke përfshirë një që shkruhej: “Dhe turneu i nënës së futbollit vazhdon… në Japoni. PSG kundër Al Nassr’.

Ylli gjithashtu dokumentoi një moment emocionues që pa Neymar duke bërë me dorë grupit me të cilin ishte, pasi ata tërhoqën vëmendjen e brazilianit në turmë.

Ndërsa fliste për Apple TV, ylli televiziv shpjegoi se djali i saj Saint ishte arsyeja që ajo ishte në ndeshje.

“Gjatë gjithë verës do të shkojmë në lojëra të ndryshme. Kam luajtur futboll për pesë apo gjashtë vjet. Unë isha portierr – dhe qendërsulmuese – nuk isha keq”, ka thënë Kim.

“Mua më pëlqen, kështu që jam e lumtur që edhe djali im e pëlqen atë – dhe që ne mund të vijmë. Ata janë të emocionuar dhe kjo më bën edhe mua kaq të emocionuar”, u shpreh ylli.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco