Ndeshja ndaj Besiktas, Tirana shkon në Stamboll me grupin e plotë

Ndeshja ndaj Besiktas, Tirana shkon në Stamboll me grupin e plotë

12:10, 26/07/2023

 

Tirana u nis mëngjesin e kësaj të mërkure drejt Stambollit ku do të luajë dhe ndeshjen ndaj gjigantëve turq të Beshiktashit.

Bardheblute udhëtuan drejt Turqisë me grupin e plotë dhe për fatin e mirë trajneri Orges Shehi nuk do të ketë asnjë mungesë.

Pavarësisht se diferencat me turqit janë të mëdha në letër, të bardheblutë ka optimizëm dhe do të tentojnë për surprizën e madhe.

Sipas programit të klubit, skuadra do të zhvillojë dhe seancën e fundit stërvitore sot në mbrëmje në Stamboll dhe të enjten do të luajë ndeshjen me Beshktashin, e programuar në orën 20:00.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco