PSG, gati të ndërhyjë me ‘forcë’ për Harry Kane

PSG, gati të ndërhyjë me ‘forcë’ për Harry Kane

10:53, 24/07/2023

Harry Kane duket se është gjithnjë e më pranë Bayernit në Bundesligë, por transferimi në Gjermani nuk është mbyllur ende.

Bashkëshortja e sulmuesit të Tottenhamit është parë në kryeqendrën e Bavarisë, Mynih, ku, sipas “Bild”, ka kërkuar shtëpi dhe shkolla për fëmijët e çiftit, por në orët e fundit është futur fuqishëm në valle PSG.

Sulmuesi nuk ka vendosur përfundimisht se çfarë do të bëjë, por një gjë është e sigurt: klubi londinez kërkon 100 milionë euro për kartonin e tij.

Edhe për Kane mund të kemi një ankand, pasi parizienët, me lamtumirën e mundshme të Mbappesë, mund të bëjnë një ofertë më  të mirë se bavarezët për sulmuesin e “Tre Luanëve”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco